Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, ka thënë se sundimit të familjes Assad në Siri është duke i ardhur fundi. Sipas tij, e vetmja çështje është se si të shkaktohet një gjë e tillë.

Tillerson i bëri këto komente pas një takimi me të dërguarin e OKB-së, Staffan de Mistura, në Gjenevë, raporton Reuters, përcjell Express.

Tillerson ka theksuar reafirmimin e përkushtimit të Uashingtonit për ta ringjallur procesin e paqes të Gjenevës për Sirinë gjatë takimit me Mistura.

“Arsyeja e vetme pse forcat siriane janë treguar të suksesshme është përkrahja ajrore që e kanë marrë nga Rusia”, ka thënë ai.