SHBA kërkon nga vendet e tjera anëtare të NATO-s të dërgojnë 1.000 ushtarë plotësues në misionin paqeruajtës në Afganistan, deklaroi ambasadorja amerikane në Aleancë Kej Bejli Hatçison.

Ajo theksoi se SHBA dërgon 3.000 ushtarë të vet si përforcim në vendin e Azisë Qendrore, por kërkojnë nga vendete aleate të japin kontributin e tyre.

“Kërkojmë nga vendet të operojnë me kualifikime konkrete. Nuk do të themi vetëm se kërkojmë 50 ushtarë shtesë nga Danimarka, por do të kërkojmë 50 ushtarë të cilët sundojnë me teknologji të caktuar, dinë të rregullojnë makina të caktuara apo të drejtojnë tanke. Qëllimi ynë është që ta rrisim nivelin e instruktorëve tanë ushtarakë në Afganistan që sa është e mundur më shpejt”, deklaroi Hatçinson në takimin me gazetarët në Bruksel.

Misioni kryesor i forcave paqeruajtëse në Afganistan është stërvitje të ushtrisë afgane që të mundet në mënyrë të pavarur të luftojë kundër lëvizjes së talebanëve dhe grupeve të tjera të të ndryshme islamike të cilat veprojnë në vend. Për momentin SHBA ka 11.000 ushtarë në Afganistan, ndërsa vendet aleate, në mesin e të cilave edhe Maqedonia, kanë gjithsej 5.000 ushtarë.