Sulmet tragjike të 11 shtatorit duket se janë rikthyer në memorien  e qytetarëve amerikane  pasi shumë media ndërkombëtare raportojnë  se Shteti Islamik dhe grupet e tjera terroriste po planifikojnë një sulm masiv në shkallën e sulmeve të asaj dite.

Sekretarja e sigurimit e brendshëm të Presidentit Trump, Elanie Duke, ka deklaruar së fundmi se xhihadistët po përdorin sulme të rënda me thikë për t’i mbajtur anëtarët e tyre të angazhuar dhe të përgatitur.

Sipas informatave që Shtëpia e Bardhë ka marrë, qëllimet e tyre do të kompletohen kur të kryejnë një “shpërthim të madh” të përmasave të ngjashme me atë të 11 shtatorit.

Duke folur në Ambasadën Amerikane në Londër, ajo tha se shuam nga ekstremistët janë udhëzuar të marrin peng aeroplanë për të shkaktuar së më viktima civile në masë.

“Organizatat terroriste, ISIS-i por edhe të tjera, duan një shpërthim të madh si ai i 11 shtatorit të vitit 2001. Duan të rrëzojnë një avion, dhe inteligjenca është e sigurtë për këtë”, u shpreh ajo