Forcat ajrore amerikane në gatishmëri të plotë kanë përgatitur bombarduesit B-52 me mbajtësit e bombave bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komandanti i forcave ajrore amerikane gjenerali David Goldfein në intervistë për portalin “American Defense One” konfirmoi se bombarduesit B-52 janë të gatshëm dhe se Pentagoni është duke shqyrtuar t’i vë në gatishmëri të plotë 24 orëshe, që nuk ka qenë rast që nga viti 1991.

“Ky është vetëm edhe një nga hapat që konfirmojnë gatishmërinë dhe përgatitjen tonë. Nuk ka ndonjë rast të veçantë këtu, për këtë e shohim si një situatë globale në të cilën gjendemi”, tha Golfein.

Duke theksuar se bombarduesit B-52 të gatshëm presin urdhërin, Goldfein tha se në këtë rast për herë të parë kanë fluturuar me koka bërthamore pas 28 vitesh.

“Bota është bërë vend i rrezikshëm dhe ekzistojnë individë që hapur flasin për përdorimin e armëve bërthamore. Nuk jetojmë më në botën bipolare në të cilën ishim ne dhe sovjetikët në të dyja anët. Tani kemi edhe subjekte tjera që posedojnë armë bërthamore”, tha Golfein.

Ndonëse në mënyrë të hapur nuk tha, pothuajse është e sigurtë se Golfein ka folur për kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut.