Një delegacioni nga Posta e Kroacisë, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm Ivan Çulo sot qëndroi për vizitë në Postën e Maqedonisë.

Gjatë takimit, siç theksohet në kumtesë, u shkëmbyen mendime rreth sfidave me të cilat po përballen të dyja postat, ku gjithashtu u bisedua edhe për reformat të cilat po zbatohen në Postën e Kroacisë që nga viti 2009 e këndej.

Të dy drejtorët shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vete si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në mes të të dyja drejtorive postare.