Nga Florion Metohu

Është fakt tashme që Rusia i ëahtë rikthyer garës për influencë në rajonin e ballkanit, që për hirë të së vërtetës ka qënë historikisht zonë e interesit të saj, për shkak edhe të lidhjeve etno – kulturore me popujt sllav të Ballkanit. Sigurisht, nuk janë më sekret as investimet e mëdha që kompanitë ruse po bëjnë në rajon, sidomos në fushën e energjitikës. Por ndryshe nga kompanitë e tjera, që udhëhiqen ekskluzivisht nga arsye ekonomike, kompanitë ruse janë në radhë të parë zgjatime të aparatit shtetëror, të drejtuara nga njerëz të besuar të Kremlinit dhe në funksion të arritjeve të qëllimeve politike. Këtij dimensioni ekonomiko – politik, kohët e fundit, po i shtohet edhe një elementi ushtarak, shumë i rrezikshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit.

Në mars të këtij viti, gjatë një vizite në Moskë, ministri i mbrojtjes së Sërbis, deklaroi se Presidenti rus Putin, kishte aprovuar dhurimin e 6 avionëve luftarak MiG – 29, 30 tankeve T-72 dhe 30 autoblindave model BRDM – 2, për vëndin e tij. Sërbia do të paguante vetëm për riparimin dhe modernizimin e këtyre pajisjeve.

Kostoja e parashikuar do të ishte rreth 180 – 230 milion euro. Gjatë muajit tetor u bë dhe dorëzimi i avionëve MiG – 29. Serbia parashikon, gjithashtu, të blej nga Bjellorusia sistemin antiajror rus S-300, një nga sistemet më të sofistikuara në qarkullin si dhe avion të tjerë MiG – 29. Marrëveshja do të firmoset nga Presidenti serb Vuçiç, gjatë vizitës së tij në nëntor në Minsk. Duke njohur raportin e vasalitietit që Rusia ka me Bjellorusin dhe nevojsës së lejes nga ana e Moskës për rieksportimin e armatimeve të saj, nuk ka asnjë dyshim që kjo marrëveshje është bërë me bekimin e Kremlinit.

Këto lëvizje justifikohen si përmbushje e marrëveshjes 15 vjeçare të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, të nënshkruar midis dy vëndeve, në nëntor të 2013. Kjo marrëveshje parashikon trajnime, shkëmbim personeli, stërvitje të përbashkëta, shitje armatimi dhe shkëmbim informacioni. Dokumenti u përshkrua si një marrëveshje korniz, i cili i hapte rrugën diskutimeve të mëtejshme në fushat e sipërpërmendura.

Në të vërtetë, “dhuratat” vijnë si shpërblim për nënshkrimin në tetor të 2009, të marrëveshjes për ngritjen e një Qëndre rajonale humanitare të emergjencave, në qytetin juglindor sërb të Nishit, të administruar nga të dy vëndet. Marrëveshja u nënshkrua nga Minstri i atëhershëm i Brëndshëm sërb Ivica Daçiç, aktualisht kryeministër i vëndit dhe Ministri rus të Situatave Emergjente Sergei Shoigu, aktualisht Ministër i Mbrojtjes. Të dy firmatarët, në konferencën për shtyp deklaruan se do të jetë një pikë referimi për emergjencat civile për të gjithë Europën Juglindore. Kjo qëndër u përurua në 17 tetor të 2011.

Me gjithë qëllimin e mirë të deklaruara nga të dyja palët, kush ka familjaritet me Ministrinë ruse të Situatave Emergjente, e di mirë që ajo është një ministri shumë e rëndësishme në atë vend. Sergei Shoigu i cili, përpara se të bëhej ministër i mbrojtjes në 2012, e ka drejtuar këtë ministri që prej 1994, është anëtar i Këshillit të Sigurisë Ruse – një organ këshillues për Presidentin rus mbi çështjet e sigurisë kombëtare – dhe i ka rrënjët te shërbimi informati ushtarak, i njohur më mirë si GRU, një nga shërbimet më të fuqishme dhe të errëta në Rusi. Ministria e Situatave Emergjente është pikërisht një prej degëve të GRU-s dhe produkt i rritjes së aktiviteteve të saj.

Kjo ministri nuk merret vetëm me emergjenca natyrale. Ajo merret gjithashtu edhe me shtypjen e aktiviteteve militante ne rajonin e kaukazit dhe komandon të ashtu quajtura trupat ruse të mbrojtjes civile – praktikisht ministria ka forcat e saj paramilitare dhe një kapacitet te konsiderueshëm transportimi ajror.

Vetë qyteti i Nishit është një zgjedhje domethënëse për një qëndër emergjencash, sepse ka qënë një nyje shumë e rëndësishme ushtarake për Jugosllavinë dhe më pas Sërbinë. Ndodhet në një pikë kyçe transporti veri – jug të Europës Juglindore, ka një aeroport të madh dhe është baza e Batalionit 63 të Paratrupave ose ndryshe, forcat speciale të ushtrisë sërbe, që nga shumë ekspert konsiderohen si më të mirët e të gjithë rajonit.

Me gjithë deklaratat e Rusisë dhe Sërbise se qëllimi i kësaj qëndre është humanitar dhe nuk po ndërtohet asnje bazë ushtarake ruse në rajon, shumë ekspert perëndimor janë të mendimit se kjo bazë është përgjigja e Kremlinit ndaj zgjerimit të NATO-s në Ballkan dhe se mund të përdoret për të përgjuar bazat amerikane në rajon si ajo që ndodhet në Kosovë apo baza e përuruar rishtaz në Rumani e cila është pjesë e programit anti – raketor amerikan.

Rajoni i Ballkanit preket shpesh nga emergjenca natyrore si zjarre apo përmbytje dhe një ndihmë më shumë nuk do të ishte keq. Gjithsesi, të gjitha shtetet fqinjë të Sërbisë janë ose anëtare të NATO-s ose të BE-s ose në process për tu bër anëtar dhe vështir se mund t’ju duhet një qëndër logjistike rajonale të drejtuar nga Moska dhe Beogradi. Kështu që, nëse merr në konsiderat lidhjet e GRU-s dhe eksperiencën e Ministrisë së Situatave Emergjente me transportin ajror dhe logjistikën që lidhet me të, mund të arrish në përfundimin se Rusia po ngre një qëndër logjistike që, në rast nevoje, mund të shndërrohet shumë shpejt në një bazë ushtarake.

Përforcimi i kësaj ideje bëhet akoma edhe më i madh nga lajmi i ditëve të fundit. Pas dorëzimit të avionëve luftarak nga ana e Rusisë këtë muaj, në datën 17 tetor, zyra e Presidentit serb Vuçiç tha se përfaqësuesi i Moskës në Serbi, ambasadori Alexander Chepurin, i kishte kërkuar atij që statusi i stafit rus në Qëndre Rajonale Humanitare të Emergjencave të zgjidhej sa më shpejtë të ishte e mundur. Praktikisht, i kërkohet Serbisë që t’ju japi statusin diplomatik. Kjo do të thotë vetëm një gjë: Moska kërkon imunitetin që të fal ky status për “Zjarrëfikësit” e qëndërs humanitare të emergjencave civile. “Zjarrëfikësve” u duhet vetëm në një rast imuniteti… kur ata janë vetë piromanët.