Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot me ambasadoren e Kubës në Beograd, Adela Maira Ruiz Garcia.

Ai e ka falënderuar diplomaten kubane që Kuba nuk e ka njohur Kosovën, si dhe për kundërshtimet e saj për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Mediat serbe njoftojnë se Vuçiq  është ftuar nga presidenti kuban, Raul Castro, për një vizitë zyrtare në Havanë në të ardhmen e afërt.