Lojtari i Partizanit të Beogradit, Zoran Tosic, ka bërë një veprim ofendues për shqiptarët, sapo mbërriti në Rinas ditën e sotme.

Serbi ngriti tre gishtat lartë, shenjë kjo që simbolizon luftën e çetnikëve serbë ndaj shqiptarëve.

Tosic ka qenë protagonist në ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi, ku ekipi udhëtues fitoi 2-0 në “Elbasan Arena”.

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit do të luhet nesër (e enjte), në orën 21:05, në “Elbasan Arena”.