Te shqiptarët fitoi shteti i kapur, vlerëson gazetari dhe analisti shqiptar Naser Selmani. Duke analizuar rezultatet e djeshme dhe rolin e votuesve maqedonas në komunat shqiptare në këto zgjedhje, Selmani konstaton se ata kanë votuar sipas dëshirës së “shtetit policor”, shkruan Gazeta Lajm.
“Bashkëqytetarët e mi maqedon votuan ashtu siç deshi shteti policor.  Nuk i dëmtuat shqiptarët e mi, por Maqedoninë, ashtu siç ju e doni! Për hajr ju qofshin kriminelët e fisit tim! Faleminderit që na i çelët sytë! Ju i humbët shqiptarët më të vyeshëm!
Me fat!”, ka theksuar Selmani.