Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi së bashku me kandidatin për kryetar komune të Çairit, Dr.Idriz Orana, me listën e këshilltarëve, si dhe me strukturat partiake zhvilluan takim me aktivistët dhe banorët e lagjes Serovë të komunës së Çairit, me ç’rast u bisedua për problemet e banorëve të kësaj lagje të grumbulluara nga mosfunksionimi i pushtetit lokal, si dhe për ofertën dhe programin e PDSH-së që parasheh një zhvillim të vërtetë në këtë vendbanim.

E veçanta e këtij takimi është se Thaçi është modernizu pasi ka bërë selfien e parë duke hyrë në botën e digjitalizimit. Ndryshe Thaçi ka qenë lideri i cili më pak e ka përdorur Facebook-un.