Selena Gomez dhe Justin Bieber vite më parë teksa ishin në një lidhje, ishin të  ndër çiftet më të komentuar hollivudian. Fansat kanë shpresuar gjithmonë për një kthim mbrapa dhe një ribashkim të mundshëm , por kjo duhet të jetë e pamundur tani që Selena është në një lidhje me The Weeknd. Megjithatë duket se kjo lidhje nuk e pengon aspak atë të takohet me ish të dashurin, Bieber.

Po, po ata të dy janë takuar sërish. Madje ky takim ka qenë kryefjala e mediave rozë. Ndërkohë që The Weeknd ka qenë në koncert, Selena ka futur në shtëpi Justin. Kanë qenë paparacët ata që kanë fotografuar këngëtarin të shkojë drejt shtëpisë së Selenës vetëm pak minuta pasi kishte mbërritur kjo e fundit.

Kjo ka tingëlluar si rrezik për The Weeknd, ndërsa një burim pranë tyre ka sqaruar se Justin ka shkuar në shtëpinë e saj vetëm sepse ka qenë i shqetësuar për të pasi kjo e fundit i është nënshtruar së fundmi një transplanti në veshkë.