Ylli botëror, Selena Gomez, gjithnjë paraqitet bukur, por jo edhe provokative.

Kësaj radhe këngëtarja është parë në New York, ku ajo tërhoqi vëmendjen duke dalë me një bluzë të zezë pa sutjena.

Ajo ka kombinuar veshjen e saj me një tjetër xhaketë të zezë dhe xhinse në pjesën e poshtme, kurse syzet Tom Ford vetëm që e bëjnë atë të duket edhe më fascinuese.

Megjithatë, fakti që ka dalë pa sutjena bëjnë që thimthat t’i shfaqen dhe të nxisë imagjinatën.

Selena Gomez pritet të publikojë së shpejti albumin e saj të ri, teksa telashe në jetën private nuk ka.

Pas ndarjes nga Justin Bieber, bukuroshja po shijon kohën me The Weeknd, top artistin botëror të shumë hiteve me të cilin megjithatë s’ka lansuar ende asnjë këngë.

Selena ia rrëmbeu The Weekend modeles së njohur botërore, Bella Hadid, e kjo e fundit hapur ka shprehur urrejtjen ndaj Selenës për këtë fakt.

Selena e cila pëlqehet shumë në Amerikën Latine së fundmi kreu një transplant, gjë që e la jashtë skenës.