Ilmi Selami nga BDI tutje ka thënë se gjithë kandidatët e BDI-së kanë pasur programe të shkruara dhe qytetarët këtë platformë konkrete ditën ta vlerësojnë dhe e dha votën aty ku deshi.

“Ali Ahmeti është parimor në veprimet e veta, ne thamë se jemi në koalicion me LSDM-në dhe nuk e kemi mbajtur të fshehur. BDI është fitues absolut në rundin e parë zgjedhor, bindshëm është para partive të dyta. Vota shtesë për Këshillin e komunës së Çairit ka edhe Lëvizja BESA, nga erdhën ata vota, dhe ja ende e mohojnë koalicionimin me VMRO-në”, ka thënë Selami nga BDI.