Lideri i ASh-së, Ziadin Sela, sot ka defiluar në Tetovë duke kërkuar vota për kandidatin e Lëvizjes BESA, njëkohësisht edhe liderin e kësaj Lëvizje, Bilall Kasamin. Gjatë defilimit të tij në Tetovë, Sela shihej si kryetar i këtij koalicioni duke e lënë dy hapa pas Bilallin edhe pse Bilalli është kryetar i 5 deputetëve ndërsa Sela i dy deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.

Sela njihet si lider karizmatik dhe ua merr simpatizuesit edhe partive tjera që hyjnë në koalicion me të. Gjatë fushatës së tij për zgjedhjet parlamentare dy liderët tjerë ranë nën hijen e tij Gëzim Ostreni i Unitetit dhe Vesel Memedi i RDK-së ku pas zgjedhjeve Sela ua mori emrin dhe vulat e ASH-së duke i lënë ata të tradhtuar që sot ka bërë koalicion me Lëvizjen BESA që para zgjedhjeve lokale BESA për Selën ishte parti e dyshimtë.

Sa i përket asaj se a është parti opozitare apo pozitare lideri i ASH-së, Ziadin Sela edhe sot nuk u prononcua, pasi në qeveri është me LSDM-në dhe BDI-në  dhe në zgjedhjet lokale me Lëvizjen BESA ku sot deklaroi se koalicioni ASH – BESA do ti fitojë kandidaturat kriminele të BDI-së.

Ai gjithashtu tha se ka obligim moral dhe premtim që ju ka dhënë shqiptarëve për zyrtarizmin e gjuhës shqipe dhe sipas kësaj Sela do të vazhdoj të qëndrojë në qeveri dhe do të sillet si opozitarë./TetovaSot/