“Biseduam për sfidat me të cilat përballet blloku politik shqiptar, ishte një takim miqësor”, ka thënë Sela, raporton Medial.mk.

Sela ka folur edhe për zgjedhjet lokale dhe tanimë rundi i dytë zgjedhor si dhe koalicionet eventuale mes partive.

“Këto janë zgjedhje lokale, rezultatet e rundit të parë diktojnë edhe bisedimet që duhet bërë në rundin e  dytë. Sovrani foli në rundin e parë dhe ato do të bazohen në bazë të zërit të sovranit. I presim votat e qytetarëve në rundin e dytë dhe subjektet politike vetëm se do japin kontributin e vet për këto pritshmëri që kemi”, ka thënë Sela.

Se a mund të bëjnë problem votat e LSDM-së, Sela nuk beson në një gjë të tillë.