Lideri i Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela përgënjeshtroi se partia do ta braktisë koalicionin qeveritar pas zgjedhjeve lokale.

Sela në një deklaratë për Alsat-M pohon se bëhet fjalë për spekulime, të cilat i përhap Bashkimi Demokratik për Integrim për nevojat e zgjedhjeve lokale.

“Bëhet fjalë për dezinformata që i përhap BDI-ja në funksion të zgjedhjeve lokale, duke tentuar që ta frikësojë popullin, ashtu siç ka vepruar gjithmonë. Kjo nuk është fare e vërtetë sepse për këto çështje nuk vendos BDI. Ne në Qeveri jemi bartësit kryesor të reformave që ajo i bën dhe ne jemi garanci për reformat. Nuk mundet garanci për reformat të jetë një subjekt politik që ka krijuar probleme, siç është BDI. Bëhet fjalë vetëm për spekulime dhe propagandë të BDI-së, asgjë më tepër”, thotë Sela.