Modelja amerikane, Lindsey Pelas, i ka lënë gojëhapur jo pak njerëz në Los Anxhelos, ditë më parë.

Bukuroshja bionde, që vite më parë ka pozuar krejtësisht cullak për revistën e mirënjohur Playboy, është shfaqur mahnitëse në premierën e filmit “American Satan”.

E veshur me një fustan të gjatë të kuq, me hapje tek këmbët, dhe me dekolte të theksuar, Pelas ka mahnitur të pranishmit.

Gjoksi bombastik i seksbombës, i cili e ka bërë atë ndër femrat më të popullarizuara në Instagram, ka tërhequr në veçanti vëmendjen e njerëzve.