Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, do ta vizitojë Kosovën gjatë ditës së sotme.

Gjatë vizitës së saj, Sekretarja e Përgjithshme Schmid do të takohet me krerët politikë duke përfshirë Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si dhe me Kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Ajo fillimisht do të takohet me të parin e vendit, e më pas me Haradinajn, pas të cilit takim, do të ketë edhe deklaratë për media, njofton Klan Kosova.

Pas Haradianjt, Schmid do ta takojë kryeparlametarin Veseli.

Schmid gjatë vizitës në Kosovë do të takojë edhe përfaqësuesit e partive politike të Vetëvendosjes dhe LDK-së.