Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson javën e ardhshme do të vizitojë zyrtarisht Azinë Jugore, për herë të parë që kur Shtëpia e Bardhë parashtroi një strategji të re për rajonin.

Vizita përfshin një ndalesë në Indi, marrëdhëniet e së cilës me Shtetet e Bashkuara janë shndërruar në një aleancë, duke ngjallur dyshimet e vendeve fqinje të Indisë.

Shtetet e Bashkuara dhe India përdorin terma të ndryshëm për të përshkruar marrëdhëniet e tyre këto kohë. Por një frazë që figuron askund është “aleancë”. Në fakt, zyrtarët amerikanë dhe indianë përpiqen shumë për të shmangur përdorimin e fjalës.

“Do të mbetem një partner i vendosur dhe vendimtar” tha kryeministri indian Narendra Modi.

Ndërsa Presidenti Donald Trump e quajti zotin Modi, një mik të vërtetë.