Në Gjykatën Supreme sot duhet të mbahet seancë publike për rastin “Monstra”.

Paraprakisht, seanca duhej të mbahej më 12 shtator, por u anulua për shkak se policia nuk e ka sjellë një nga pesë të dënuarit për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovcës.

Gjykatësit suprem në seancë publike duhet t’i shqyrtojnë ankesat për dënimet me burgim të përjetshëm, të cilat të dënuarve ua shqiptoi Gjykata Themelore, ndërsa i konfirmoi edhe Gjykata e Apelit. Seanca deri tani u anulua disa herë.

Në rastin para Gjykatës Supreme vepron prokurorja, Liljana Spasovska, e cila para pak kohësh u emërua për ushtruese detyre prokuror publik shtetëror në vendin e prokurorit të shkarkuar, Marko Zvërlevski.

Pesë të akuzuar janë dënuar në burgim të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovcës, e cila ndodhi më 12 prill të vitit 2012