Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sonte me fillim në orën 19 do ta mbajë seancën e 162-të.

Në seancë KSHZ-ja duhet ta shqyrtojë dhe miratojë vendimin për ndarje të mjeteve për shpenzime vijuese të komisioneve komunale të zgjedhjeve, për komunat të cilat i kanë të bllokuara xhiro-llogaritë për realizim të raundit të dytë të zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit.