Marrëdhënia e Scott Disick me ish të dashurën  e tij Kourtney Kardashian, mund të ketë përfunduar por këtë fundjavë ai pohoi diçka të pazakontë nga ana e tij.

Disick i cili gëzon tre fëmijë me Kourtney, ka thënë se edhe pse janë të ndarë tashmë, ai gjithmonë do t’iu qëndrojë pranë familjes Kardashian kur është në pyetje miqësia me Khloe Kardash.

Komentet e ”Don Zhuanit” të lindur në New York, erdhën pas raportimeve se Khloe është në pritje të një fëmije me lojtarin e NBA, Tristan Thompson.

34 vjeçari madje ka pranuar se relacionet me familjen e famshme Kardashian janë aq të ngushta ndaj tij sa që ka pranuar se gjithmonë do jetë aty për t’iu ndihmuar atyre kurdo që kanë nevojë.