Kandidati për kryetar të komunës Qendër nga radhët e LSDM-së Sasha Bogdanoviq sonte shpalli fitore. Ai potencoi se sipas analizave nga këshillat zgjedhorë, e bindshme është fitorja e tyre në komunën Qendër.

“Fushata kaloi në mënyrë korrekte dhe demokratike. Vlerësoj se në këto zgjedhje Maqedonia, respektivisht komuna Qendër dhe Qyteti i Shkupit dhe më në fund populli tregoi se di si të fitojë lirinë”, tha Bogdanoviq.

Ai shtoi se është i lumtur që shumë qytetarë, mes të cilave jo vetëm simpatizantë, por edhe nga VMRO-DPMNE-ja dhe qytetarët e tjerë kanë dhënë përkrahje për jetë në Maqedoni.

“Do të vendosim moratorium ndaj të gjitha ndërtimeve, do t’i japim fund mafias urbane dhe do t’i lirojmë trotuaret”, tha Bogdanoviq.