Kandidati i BDI-së për komunën e Sarajit, Blerim Bexheti ka shpallur fitoren e tij në Saraj, njofton TetovaSot.

Blerim Bexheti ka fituar bindshëm kundër kandidatit të BESËS, Bashkim Bakiu i cili u mbështet edhe nga Aleanca për shqiptarët.

Blerim Bexheti përmes linjës live ka theksuar se BDI ka fituar me 8877 vota kundrejt kundër kandidatit me 7720 vota./TetovaSot/