Sarah Harding ka treguar asetet e saja të bujshme derisa është duke u rrezitur në Dubai, por ajo që bie në sy është mungesa e të dashurit të saj Chad Johnson.

Ajo kishte një ruletë emocionale për një udhëtim në Big Brother, por doli kampione dhe gjeti dashurinë përgjatë rrugës.

Sarah duket e lumtur dhe  shkëlqyese derisa tregon linjat trupore.

Ish-këngëtarja e Girls Aloud, 35, është në lidhje me Chad Jonston, por ai nuk është dukur kësaj radhe së bashku me të.

Sarah kohë më parë është kthyer nga pushimi në Los Anxhelos me  Chad Johnson, me të cilin ishte njoftuar gjatë Big Brother.

Duke folur për ITV, Sarah kohë më parë kishte deklaruar se ka marrëdhënie të mira me Johnson, ndonëse e kishte pranuar se nuk janë së bashku.

“Po shkon mirë. Ai është kthyer tash në Los Anxhelos dhe kështu që nuk e di…”, ka thënë ajo.