“San Siro” është pothuajse i zbrazët për ndeshjen Milan – AEK.

Pavarësisht transferimeve të shumta gjatë verës, tifozët nuk janë të kënaqur me Milanin e tyre.

Kjo u vërtetua edhe sonte në ndeshjen që shtatë herë kampionët e Evropës po e zhvillojnë në “San Siro” me AEK-un në kuadër të Europa League.

Mediat italiane janë të tmerruara me numrin e vogël të tifozëve të Milanit në “San Siro”, sa që më shumë po vërehet prezenca e mysafirëve.