Elektrifikimi i autostradave në rajon që të stimulohet përdorimi i automobilave elektrik, ajo që është trend në botë, është projekti realizimi i të cilit do të paralajmërohet në Samit 100 që do të mbahet në Shkup më 16 dhe 17 të këtij muaji.

Mjetet për realizim të projektit Edison, siç u theksua në konferencën e sotme për shtyp për Samitin vijues 100 në Shkup, janë siguruar nga BE-ja, ndërsa në konferencë duhet të kumtohen më shumë hollësi nga ana e eurokomisares për transport Violeta Bullc.

Është planifikuar të vendoset elektrifikim i infrastrukturës rrugore në gjatësi prej 2.400 km, që i lidh të gjithë qytetet më të mëdha nga rajoni.

ky është projekt rajonal i cili ka dalë nga iniciativa Samit 100, platforma e të cilit është krijuar në Slloveni në vitin 2015.

Lidhja është fjala kyçe e Samitit 100 në Shkup, lidhje në sfera dhe nivele të ndryshme. Një nga folësit kryesor do të jetë eurokomisarja Bullc të cilës do t’i bashkëngjiten liderë afarist me renome, përfaqësues të kompanive udhëheqëse nga rajoni si Hidria, ASA Grup, Atlas fondacioni, Atlantik grupa, Gorenje, BMW, Podravka, Filip Moris, BBI, Uber, Bambi dhe të tjerë, por edhe përfaqësues nga institucione financiare ndërkombëtare si banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, banka Botërore dhe shumë përfaqësues të tjerë nga sektori afarist.

Sipas kryetarit të KD të Samit 100 dhe drejtor i përgjithshëm i “Alkaloid”-it, Zhivko Mukaetov, ngjarja është unike dhe hap mundësi për lidhje të vërtetë dhe shfrytëzim të potencialit të përbashkët të vendeve nga rajoni.

“Samit 100 është krijuar si iniciativë rajonale edhe pikërisht për këtë arsye anëtarë të KD tonë janë përfaqësues të bizneseve nga i gjithë rajoni i EJL-së. Si kryetar i KD por edhe si drejtor i kompanisë e cila punon në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, jam i vetëdijshëm për fuqinë dhe rëndësinë e paraqitjes së përbashkët dhe lidhshmërisë së vendeve tona. Njëherit, shikuar në korniza botërore tregjet e tona janë të vegjël, por duke i bashkuar interesat dhe kapacitetet në paraqitje të përbashkët mund ta kthejmë vëmendjen e gjithë biznesit global drejt potencialit investues në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kroaci dhe Slloveni. Si nikoqir i Samitit të sivjetmë 100, me të vërtetë më vjen mirë që energjia është parë nga një numër i madh i bizneseve dhe liderëve politik të cilët i presim ditëve të ardhshme në Shkup”, tha Mukaetov.

Samitin zyrtarisht do ta hapin kryetari i Bordit të Samit 100 Zhivko Mukaetov dhe presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, ndërsa do të mbahet edhe panel me kryeministrat e vendeve të rajonit. Është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministrit të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Kroacisë, pritet konfirmim edhe nga BeH-ja.

Jelena Radulloviq, drejtoreshë programore e Samit 100 theksoi se nga viti në vit Samit 100 po avancon dhe çdoherë i shtohet nga ndonjë dimension i ri iniciativës.

Si rezultat i kësaj iniciative realizohet projekti Feniks përmes të cilit firma ndërtimore paraqiten bashkërisht në tregjet në botën arabe dhe në Rusi.