Platforma rajonale SAMIT 100 dhe Forumi Investues i Odave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF) me Memorandum për bashkëpunim u obliguan që t’i bashkojnë forcat nga sektori privat dhe kompanitë e fuqishme rajonale që të punojnë së bashku në zbatimin e projekteve të kontraktuara nga Nisma e Berlinit.

Memorandumin e nënshkruan kryetari i Këshillit drejtues të SAMIT 100, Zhivko Mukaetov dhe kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh, në kuadër të biznes SAMIT-it 100 të gjashtë vjetor, që po mbahet prej dje në Shkup.

Forumi është trup për bashkëpunim rajonal të Odave nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi dhe është formuar në margjinat e Samitit në Trieste për Ballkanin Perëndimor.

“Këtë vit në Shkup, bashkëpunimi rajonal i Samit 100 është zyrtarizuar përmes nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të platformës tonë me Forumin investues të Odës të Ballkanit Perëndimor 6. Memorandumi i përket nxitjes së bashkëpunimit afarist dhe avancimit të konkurrencës së ekonomive rajonale dhe nacionale”, tha Mukaetov.

Çadezh u përqendrua në temat që janë diskutuar në samit dhe nevojën e thellimit të ndërlidhjes në rajon përmes bashkëpunimit të temave si tregti më e shpejtë me mallra dhe shërbime, transport, energji dhe brendim të origjinës.

SAMIT 100 i liderëve të biznesit të EJL-së, paraqet nismë unikale të biznesit, e cila në një vend i grumbullon liderët më eminentë të biznesit nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja e Hercegovina.