Sam Smith konfirmoi se është zyrtarisht në një lidhje!

Këngëtari 25-vjeçar së fundi ishte mysafir i Ellen DeGeneres, ku edhe e zbuloi lajmin.

“Ti nuk je i vetëm tani, apo jo?”, ishte pyetja që i bëri Ellen – këngëtarit.

“Jo nuk jam, është e pazakontë të nxjerrësh një album dhe të mos jesh i vetëm. Sepse kur solla këngën “In The Lonely Hour”, isha shumë i vetmuar. Por, tani po këndoj këngë për një djalë tjetër, jam mjaft i lumtur.