Saimir Tahiri pritet të dalë në një konferencë për shtyp pak minuta më vonë ku gjasat janë që të japë dorëheqjen. Por, edhe pse e gjithë vëmendja është tek ai, një veprim i ish-kreut të LSI-së, tashmë President i Republikës nuk mund të lihet mënjanë në këto minuta të tensionuara të politikës shqiptare.

Meta sapo ka ndryshuar adresën e vend ndodhjes së tij në faqen e Facebook-ut, veprim i cili është shfaqur në faqene mijëra përdoruesve që e ndjekin atë, shkruan Albeu.com.

A është ky një mesazh i Presidentit ndaj armikut më të madh të tij në maxhorancë? Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin gjërat pas konferencës së tanishme.