Bacary Sagna është lojtar i lirë dhe pa skuadër që kur u largua nga Manchester City gjatë verës së kaluar

Mbrojtësi francez, Bacary Sagna që kur u largua nga Manchester City është në kërkim të një skuadre të re.

Sipas Fcinternews.it, Sagna u është ofruar dy skuadrave italiane, Inter dhe Milan, ku do të dëshironte të mbyllte edhe karrierën.

Thuhet se ai preferon Interin e Luciano Spallettit para Milanit të Vincenzo Montellas.

Në të kaluarën Sagna përveç Cityt, ka luajtur edhe për skuadrat tjera të mëdha si Arsenal dhe Auxerre