Arrigo Sacchi beson se Bayern Munich ka humbur me shkarkimin e Carlo Ancelottit

Ish-trajneri italian, Arrigo Sacchi ka folur për Bayern Munichun dhe vendimin e tyre për ta shkarkuar trajnerin Carlo Ancelotti.

Ai tha se Bayern e ka dëshmuar se është sikurse të gjitha skuadrat tjera.

“Ancelotti? Para se gjithash më vjen keq për Bayernin. Ata dëshmuan se janë sikurse të gjitha skuadrat tjera”, tha Sacchi për GR Parlamento.

“Ata dëshmuan se janë sikurse të gjitha skuadrat tjera. Ancelotti ka bërë punë të mirë në çdo skuadër dhe ato kanë luajtur gjithnjë futboll të mirë”.

Ancelotti u shkarkua nga Bayern Munich pas rezultateve të dobëta në fillim të këtij sezoni.