E gjithë fusha private e internetit të Koresë së Veriut u zbulua pasi shteti aksidentalisht u dha qasje njerëzve jashtë vendit. Interneti i kësaj qeverie të ndrydhur është më i vogël nga çfarë mendohej, ai përmban vetëm 28 faqe në total, duke përfshirë kompanitë e sigurimeve, faqe sporti dhe faqe me informacione rreth kulinarisë dhe receta, sipas informacionit të postuar në GitHub.

Korea e Veriut, si shumë shtete të tjera, ka kodin e saj personal që përfaqëson shtetin. Kjo do të thotë se çdo adresë Webi që mbaron me “.kp” lidhet me notoriously isolated nation (komb tejet i izoluar), njësoj si adresat që përfundojnë me “.de” që lidhen me Gjermaninë dhe “.jp” që lidhen me Japoninë.

Ajo që është e çuditshme gjithsesi, është numri i vogël i faqeve që e përdorin këtë adresë. Siç u tha dhe më sipër, Korea e Veriut ka vetëm 28 faqe interneti, dhe këto janë të vetmet që përdorin inicialet “.kp”.

Kjo shifër është jashtëzakonisht e vogël. Për të bërë një krahasim të thjeshtë, më shumë se 16 milionë adresa mbarojnë me inivialet e Gjermanisë “.de”. Shumë nga faqet e internetit me inicialet “.kp” janë të njohura për shikuesit e Koresë së Veriut. Ato përfshijnë kcna.kp apo rodong.rep.kp, që i përkasin agjensisë shtetërore të lajmeve dhe gazetës së shtetit, ose faqja Air Koryo, linja ajrore kombëtare.

Por disa të tjerë janë jo të zakontë. Njëri, përshembull i quajtur “Friend” me adresën friend.com.kp, mesa duket është një lloj rrejti social. Një tjetër – cooks.org.kp – përmban receta, ndërsa korfilm.com.kp i kushtohet filmave të Koresë së Veriut. E gjithë kjo përmbajtje e limituar me dizajnet e faqeve është vula e përfaqësimit online të Koresë së Veriut. Mesa duket të gjitha këto faqe e kanë ndërprerë funksionimin që nga mëngjesi i së mërkurës.

Administratorët e tyre mesa duket ishin të papërgatitur për trafikun që do të sillte Matt Bryant, një inxhinier sigurie, i cili shkarkoi detajet e “.kp” në GitHub, një faqe e njohur për programuesit.

Bryan, kishte parë se administratorët e sistemit të Koresë së Veriut kishin bërë një gabim që që i lejoi përdoruesit e jashtëm të përdornin inicialet “.kp” zbulimi i tij shumë shpejt u publikua në Reddit, ku me mijëra përdorues filluan të eksploronin faqet që kishin gjetur. Ajo që është akoma më e çuditshme se numri i vogël i faqeve, është fakti se jo të gjithë qytetarët kanë akses në to.

Kjo rrjedhë sjell një pyetje interesante: Nëse shumica e qytetarëve të Koresë së Veriut nuk ka akses në këto faqe dhe pjesa tjetër e botës zbulon ekzistencën e tyre, kush audiencë është objektivi i tyre?