Sot në vendvotimin numër 0539 në qytetin e Dibrës,  rreth orës 10:30,   kryetari i Komunës së Dibrës,  njëherit edhe kandidati për kryetar komune, z. Ruzhdi Lata , bashkë me anëtarët e familjes së tij, përmes votimit , kryen  obligimin e tyre qytetar dhe  kushtetues.

“ Sëpari u uroj gjithë dibranëve për kulturën e treguar gjatë fushatës parazgjedhore, fushatë e cila me të vërtetë nxorri në pah shumë gjëra, shumë botkuptime, por vetëm një vizion.  Kjo ditë për dibranët duhet të jetë festë, ngase përmes aktit të  votimit ne duhet që të  zgjedhim  përfaqësuesit tanë, në duart e të cilëve ne do të dorëzojmë fatin tonë. Uroj që kjo ditë te jetë dita,  që ne të gjithë , përmes kryerjes së obligimit kushtetues si qytetarë, të pasqyrojmë civilizimin dhe kulturën  dibrane!”  u shpreh Ruzhdi Lata pas votimit.