I shoqëruar nga bartësi i listës së BDI-së për këshilltarë komunal, z.Fuat Spahiu dhe anëtarë të tjerë të listës, kryetari i Komunës së Dibrës njëherit edhe kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, z.Ruzhdi Lata sot vizitoi lagjen Ndërmahallë, ku u takua me banorët e asaj lagje.

Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku banorët e lagjes treguan mirënjohje për z.Lata, për atë që ai ka bërë në shërbim të qytetit dhe për ndihmën që ai ka dhënë për lagjen Ndërmahallë, duke ndërtuar çdo rrugë dhe rrugice të asaj lagje.

Ndërsa në fjalën e tij, z.Lata i falenderoi banorët e lagjes Ndërmahallë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar në iniciativat për të mirën e Dibrës.

Duke pasur parasysh se banorët e lagjes Ndërmahallë merren me bujqësi dhe blektori, z.Lata i siguroi ato se në mandatin e ardhëshëm do të rregullojë sistemin e munguar të vaditjes. Gjithashtu ai premtoi se ne mandatin e ardhëshëm do të ndërtojë rezervuarin për ujë te pijshëm dhe që Dibra më mos ketë probleme me ujin e pijshëm.

Takimi u përmbyll me një premtim për përkrahje të fuqishme më këto zgjedhje nga ana e banorëve për kryetarin Lata dhe për listën për këshilltarë komunal të BDI-së.