Agjenda e fushatës së BDI-së sot u orientua drejt fshatit Mogorçe. Kryetari i Komunës së Dibrës dhe anëtarët e listës për Këshill Komunal,  në një ambient të ngrohtë dhe mikëpritës u pritën nga banorët e fshatit Mogorçë, fshat të cilin për katër vite Komuna e Dibrës ka kryer investime që s’ishin kryer kurre më parë.

Takimin e hapi vetë kryetari Lata, i cili përmendi investimet si: Gjimnazi i Mogorçës, pllakëzimin e të gjithë fshatit, ndriçimin publik, pjesë të ujësjellësit, kopshtin e fëmijëve dhe shumë punë të tjera të cilat u bënë ne shërbim të mirëqenies së banorëve të fshatit Mogorçë.

Më pas kryetari Lata, duke kërkuar mbështetjen e banorëve edhe për një mandat , premtoi se në mandatin e ardhëshëm do ta bëjë Mogorçën si qytet dhe se dy premtimet e tij kryesore, përveç atyre që kanë të bëjnë me rregullimet  infrastrukturore, do të jenë: Salla sportive dhe përfundimi i ujësjellësit.