Kryetari i Komunës së Dibrës dhe kandidati për kryetar komune, z.Ruzhdi Lata sot ishte për vizite dhe për të inspektuar punimet që bëhen në Lagjen Vakof, siç është rregullimi i Proit të Vakofit, rregullimin e kanalizimit dhe pllakëzimit të asaj lagje.

Gjatë vizitës ai u takua edhe me banorët e lagjes me të cilët komunikuan dhe të cilëve ai u shprehu falenderimet më të përzemërta për mbeshtetjen që ata i dhanë në raundin e parë të zgjedhjeve , falë së cilës ai doli fitues me nje diferencë të madhe numrash në raport me kandidatët e tjerë. Gjithashtu ai kërkoi nga banorët e lagjes Vakof që ata me po të njëjtin elan dhe përkushtim të punojnë këtë periudhë, duke i ftuar edhe ata që nuk e kanë mbeshtetur në raundin e parë që ta mbeshtesin, që fitorja e 29 tetorit të jete edhe më e thellë, për Dibrën që të gjithë e duam, të zhvilluar dhe europiane.