Erduan Kllobuçishta

Këtu në këtë shkrim nuk dua të analizoj se sa rrugë dhe sa objekte ka ndërtuar kryetari aktual. Nuk dua të them se investimet e tij brenda mandatit 4 vjeçar, ku ka investuar mbi 20 milion $ për çfarë edhe ku i ka investuar, populli ka sy dhe ai di të bëj vlersimin. Në këtë shkrim dua të potencoj aftësinë e tij të lidershipit dhe çfare e bën të denjë për të.

Nëse ka diçka për të cilën duhet vlersuar tek kjo figurë lokale, po ashtu edhe në permasa më të gjëra, do të thoja që kryetari aktual dhe i ardhshëm me padiskutim që,  është me kapacitete të ligjeve ndërkombetare. Ruzhdi Lata është përfaqësues,  jo vetëm i një lokaliteti ku ka pak banorë, por ai gjithashtu përfshin dhe një lokalitet dhe jashtë Dibre, duke perfshire SHBA-ne, Gjermaninë etj. Kontributin e tij do e listoja në tre kategori. E para, në aspektin kombëtar, së dyti në aspektin tradicional dhe aspektin e lidershipit.

Ajo që kryetari aktual e karakterizon si figurë është personaliteti dhe vizioni i tij. Fundja kush është Ruzhdi Lata? Dhe si arriti ky qe është sot?
Ruzhdi Lata shkollën e mesme e kreu në medresenë Alaudin në Prishtinë, fakultetin në universitetin e Filologjisë dhe magjistër në fushën e Orientalsitikës. Ai nuk ka qenë nje drejtues vetëm i myftinisë por edhe një profesor i fushës së Orientalistikës në Prishtinë.
Ruzhdi Lata ndër karakteristikat dhe tiparet se pse e bën një udhëheqës të denjë është aftësia për t’i transformuar gjërat nga rrënoja në ndërtime. Ndërtoi gjimnazin me një investim maramendës mbi 3 milion Euro, nga rrënoja e bëri ndër gjimnazet më cilësore dhe ndër më të mirat në Maqedoni. Ajo që dua të them është se nuk e ndërtoi atë objekt për të thënë se sa investim është bërë, por se sa e sa gjenerata të ardhëshme do ngelin në atë, ngaqë në atë vend me vite të tëra mësonin në baraka ku dhe vet unë personalisht kam mësuar. Dua të potencoj një fjalë ku personalisht ai ma ka thënë “Ku shkatërron me qëllim të ndërtosh në atë vend, aty është ndihma e Zotit dhe fuqia e ndryshimit.”

Ai çdo herë kur është përmendur feja e ka përmendur dhe kombin, sepse feja dhe kombin çdo herë i ka parë të ndërlidhura njëra me tjetrën. Ai është njohës i mirë i historisë dibrane, por edhe atë shqiptare. Për këtë edhe në një zyrë në Myfteni, ku ai ka drejtuar, e ka bërë e tëra me fotografi të vjetra ku në çdo pikturë ka një hstori që ngerthen historinë e trojeve tona, këtë lloj zyre me ato fotografi rrallë e gjen ndokund tjetër. Ashtu sikurse është njohës i mirë i historise, ai e njeh mirë dhe traditat e ketij vendi. Që të jesh një lider i suksesshëm, nuk është e thënë se vetëm duhet të dish dhe te jesh i informuar, por duhet te kesh parasysh kontekstin kulturor dhe tradicional ku Ruzhdi Lata e njeh më së mirë këtë kontekst.

Disa nga tiparet e të qënurit një lider është të kesh tipare siç janë, të qenurit inovativ, të paturit një qëndrim pozitiv, të qenurit një vizionar, autoritativ etj, gjë të cilat nuk i mungojnë nga këto aspekte cilësore. Ruzhdi Lata, krahas ndërtimeve brenda qytetit ka sjellë dhe një frymë dhe një koncept të ri të infrastrukturës, si në aspekt të urbanistikës brenda qytetit dhe jashtë fshatrave. A mund të themi se duhet punuar edhe më shumë, sigurisht që po, por duhet edhe një mandat tjetër që të finalizohen akoma projektet që pritet të realizohen.

Unë e di që ka shumë e shumë gjëra për tu thënë, por në fund të gjithë e dimë se kryetari i ardhshëm do jetë një figurë historike, ashtu siç ishin Vehbi Dibra, Sherif Langu, Said Najdeni etj. përkrah ketyre reformatorëve te kombit. Unë besoj në vizionin e tij populli dibran di ta vlerësoj këtë, për këtë do e dëshmojë së shpejti.