Ruzhdi Lata dhe Fuat Spahi takuan një pjesë të banorëve të lagjes Venec 1 që i bjen Këshillit Vendor nr.1 të Rajonit IV, me të cilët, në formë bashkëbisedimi komunikuan vëllazërisht për të arriturat e deritanishme të Komunës së Dibrës, problemet dhe hallet me të cilat ballafaqohen banorët e asaj lagje.

Pasi Lagja Venec 1, është lagja ku pikërisht ndodhet edhe gjimnazi i Dibrës, tanimë, falë Komunës dhe kryetarit Lata, është gjimnazi më modern në Maqedoni, është lagja ku është bërë asfaltimi i të gjitha rrugëve dhe shumë investime tjera të rëndësishme në shërbim banorëve të asaj lagje, banorët e asaj lagje me mirënjohje dhe falenderime e pritën z. Lata dhe e siguruan se mbështetja e tyre nuk do i mungon për një katër vjeçar tjetër , pasi vetëm punët e tij të deritanishme, ku spikati gjimnazi, janë garancë për të ardhme të mirë.
z.Lata, ne fjalën e tij, i falenderoi të pranishmit për mikpritjen dhe pasi foli për të arriturat e deritanishme, ai u premtoi banorëve të lagjes Venec 1 se do të bëjë riasfaltimin e të gjithë lagjes dhe pasi ndodhej në lagjen ku ndodhet gjimnazi supermodern, ai premtoi se në mandatin e ardhëshëm do të ndërtojë kopsht të ri për femijët e qytetit të Dibrës, pasi Dibra europiane do edhe institucione europiane.