“Do të ndërtojë të gjitha rrugët dhe rrugicat e Dibrës. Do të rindërtojë të gjitha poligonet sportive në mahallën Qernanincë dhe do të renovojë të gjithë parqet për dëfrimin e fëmijëve në Qernanicë”, këto ishin fjalët e kryetarit të Komunës së Dibrës , njëherit kandidatit për kryetar të Komunës së Dibrës, z.Ruzhdi Lata të takim me banorët e fshatit Qernanicë.
Në te njëjtin takim, z.Lata përmendi punët e bëra gjer tani nga Komuna e Dibrës në katërvjeçarin e kaluar kur ishte në Komunën e Dibrës, të cilat punë janë garancë që edhe në katër vjeçarin e ardhëshëm Dibra do të ndërtohet dhe do të bëhet qytet Europian.
Nga banorët e lagjes Qernanicë, z.Lata mori urime dhe falenderata për punët e bëra gjer tani, për gjimnazin, për bulevardin, për rrugën Dibër -Urra e Boshkut, rrugën Dibër – Strugë, rrugën Dibër – Banjisht dhe për të gjitha rrugët dhe rrugica që tani më në Dibër janë të ndërtuara.
Në fund z.Lata kërkoi nga banorët që të votojnë BDI-në në këto zgjedhje për t’i dhënë forcë programit të tij për Dibrën e zhvilluar, Dibrën europiane.