Gjatë turit të tij bashkëbisedues me qytetarët, kryetari i Komunës së Dibrës, njëherit dhe kandidat për kryetar komune nga rradhët e BDI-së, z.Ruzhdi Lata, bashkë me bartësin e listës për këshilltarë komunal, z.Fuat Spahiu sot vizituan laxhen Vëxhen.

Aty ato u pritën nga të gjithë banorët, me të cilët kryetari Lata shumë spontanisht bisedoi për problemet dhe hallet që ata kanë dhe për projektet të cilat ai i ka paraparë për atë lagje në mandatin e ardhshëm.
Ata falenderuan z.Lata për trajtimin njerëzor dhe mos diskriminimin e tyre gjatë qeverisjes së tij katër vjeçare me Dibrën, si dhe njëzëri ata mbështetën kandidaturën e z.Lata për kryetar komune, si e vetmja shpresë për një Dibër stabile, harmonike dhe të zhvilluar.