Në debatin televiziv mes kandidatëve për kryetar të Komunës së Dibrës në MTV2 , e emituar mbrëmë, kryetari i Komunës së Dibrës, njëherit edhe kandidat për kryetar komune nga rradhët e BDI-së, z.Ruzhdi Lata, lëshoi apel për të gjithë të rinjtë dibranë dhe të rinjtë shqiptarë që të qëndrojnë sa më larg Lëvizjes Besa, ku mes tjerash tha: ”  U isha lutur rinisë dibrane dhe rinisë shqiptare larg prej Besës! Është një platformë sllavo-islamike indoneziane që ai virus në Maqedoni nuk na duhet”.

Kjo është një goditje e fuqishme për Levizjen Besa kur kemi parasysh se z.Lata, para se të bëhet kryetar komune, për 40 vite ishte Myfti i qytetit dhe  është një ndër kontrbuesit më të mëdhej për avancimin e islamit në Maqedoni.