Rufki Suma për herë të tretë do të drejtojë komunën e Hanit të Elezit për katër vjetët e ardhshme.

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit Ryfki Suma, sipas rezultateve të deritanishme për herë të tretë do të drejtojë këtë komunë.

Ai thotë se deri diku e ka parashikuar fitoren pasi është i drejtë me qytetarët dhe nuk iu bën premtime të pa realizueshme.

“E kanë çmu dhe e kanë parë punën tonë. Qytetari ka nevojë ta sheh punën që është bërë dhe kjo punë është vlerësu”, tha Suma për KTV’në.

Orari i punës thotë se do të vazhdojë të fillojë që para orës tetë sepse për të punuar shumë dhe ndershëm pasi sipas tij  nuk të mjaftojnë vetëm tetë orë.