Kryetari aktual i Hanit të Elezit, Rufki Suma sërish ka fituar në  këto zgjedhje. Siç mësohet Suma ka fituar bindshëm duke mposhtur të gjithë kandidatët e tij.

Rufki Suma ka qenë kryetar i pavarur, dhe fitorja e tij thuhet se është mbi 70 përqind në këto zgjedhje.

Ndryshe simpatizuesit e tij sot që nga mesdita kanë festuar duke e ditur se fitorja do të jetë e sigurtë.