Me armën që zotëron, humorin, Rudina Dembacaj duket se e përballoi me sukses debutimin në “Dance with me”.

Aktorja u shfaq surprizë në skenë, ndërkohë që për prapaskenat Dembacaj ka dhënë një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”.

“Pjesëmarrja në “Dance with me”, ishte rastësi. Unë i shkruajta Alketa Vejsiut që ta kisha tek emisioni im dhe ajo më tha: Po ti më dëgjove mua që kam përmendur emrin tënd që të vish në “Dance with me”? Ndërkohë unë s’dija gjë fare.

Pasi fola me Alketën, direkt kam kontaktur me Fiorin, i mora mendim sepse kisha frikë se nëse Fiori ishte ndier keq do ndihesha edhe unë sepse ne jemi mikesha. Fiori më tha do ndihesh shumë mirë, shko dhe kënaqu. Unë nuk e shoh veten si zëvendësuese në këtë program edhe pse kam ardhur pas Fiorit”, tha aktorja.

Ndërkohë lidhur me debatin Robert Aliajt dhe Fiori Dardhës, Dembacaj tha se debati agravoi për shkak të kontekstit të “keq” që iu dha mikrofonit.

“Mendoj se debati agravoi kot, duke kaluar në gjëra personale. Dhe Roberti e teproi pak dhe sigurisht që Fiori do reagonte. Asnjë femër nuk do ta pranonte kontekstin e “keq” që iu dha mikrofonit”, tha Dembacaj. /tvklan.al