Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka dalë në një konferencë urgjente për shtyp ku ka dhënë detaje rreth kërkesës që ka mbërritur në Kuvend për deputetin Saimir Tahiri,

Ai ka njoftuar se sot në orën 17:oo është njohur me kërkesën e prokurorisë të krimeve të renda që i kanë drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Tahiri.

Nga Kryesia e kuvendit Ruçi tha se nesër në orën 11:00 do të mblidhet këshilli për mandatet për të vendosur në lidhje me kërkesën e organit të akuzës.

“Për t’i dhënë fund cdo spekulimi, më lejoni t’ju informoj se sot në datën 19 më është paraqitur në orën 17:00 nga strukturat e aparatit të Kuvendit kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për dhënien e autorizimit ndaj saj për ndalimin e deputetit Saimir Tahiri. Pasi u konsultova me stafin e Kuvendit, sot brenda dites, kam nxjerre kete urdher:

1- Materiali i depozituar prane Kuvendit t’u vihet ne dispozicion te gjithe anetareve te keshillit te rregullores mandatit dhe imunitetit.

2- Po keshtu ky material t’i vihet ne dispozicion deptuetit Saimir Tahiri.

3- Brenda dites se neserme ne oren 11 kam urdheruar thirrjen e Keshillit te Rregullores

4- Njoftimin e prokurorit te Tiranes dhe deputetit Saimir Tahiri per vendin dhe kohen e kesaj mbledhje.”, tha ai.