Në Vietnam sot janë gjetur edhe shtatë trupa të personave të cilët e kanë humbur jetën në përmbytje, me ç’rast numri i viktimave u rrit në 83, ndërsa 21 ende rezultojnë si të zhdukur.

Në rajonet qendrore dhe veriore të Vietnamit javën e kaluar kanë rënë deri në 700 milimetra shi, njoftoi Komitetit qendror drejtues për parandalim të katastrofave natyrore.

Në përmbytjet jetën e kanë humbur më shumë se 10.000 derra, lopë, si dhe 301.000 shpendë, shtoi Komiteti.

Deri tani janë pastruar shumica e rrugëve, por disa rajone në provincën Son La ende janë të izoluara.