FIFA pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në statutin e saj dhe ka lënë të hapur mundësinë për rishikimin e rregullit që ndalon lojtarët me dy nënshtetësi të ndryshojnë kombëtaren me të cilën luajnë.

Rregull, nga i cili mund të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë kombëtare të vogla, përfshirë këtu edhe Shqipërinë dhe Kosovën.

Kuqezinjtë kanë shfaqur probleme në repartin e avancuar dhe gjatë kësaj kohe ka munguar një fantazist që do ta nxirrte lehtësisht ekipin në sulm.

Adnan Januzaj do të ishte lojtari ideal dhe me ndryshimet që do të ndodhin, kthehet sërish mundësia dhe skenarët që të zgjedhë Shqipërinë.

Januzajn, i cili ka luajtur vetëm 2 ndeshje me ekipin e madh të Belgjikës dhe mund të zgjedhë të luajë për Shqipërinë, por edhe për Kosovën.