Rrjetet sociale dhe mediat online kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë për të.

Ndonjëherë se është vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara, ndonjëherë për fotot e ndryshme që publikon në rrjetet sociale, e ndonjëherë edhe për tema private siçështë dashuria. E pra e kuptuat që po flasim për Marina Farën. Ajo vjen në këtë të intervistë tësuplementit Shekulli duke rrëfyer detaje nga jeta e saj, duke ndarë me ne dhe për lexuesit tanë aktivitet e saj në Tiranë, por edhe jashtë vendit.

Marina sapo jeni kthyer nga Kosova…

Po sapo jam kthyer nga Kosova ku isha për një projekt, kryesisht në fotografi pasi kam bashkëpunim me një kompani të huaj.  Gjithçka shkoi shumë mirë dhe pres që bashkëpunimi të jetë edhe më tej, pasi jam duke pritur që të nënshkruaj kontratën për një tjetër projekt por këtë herë në Slloveni.

Çfarë ndodhi, pse ishit në polici?

Ah lajmi që mori dhenë (qesh).  Teksa isha duke u kthyer pati një ndalesë për kontroll rutinë nga uniformat blu dhe unë kisha disa muaj që nuk kisha dokumentacionin e plotë, ndaj dhe mu desh që të isha atje. Sigurisht këto ditë jam marrë me mbylljen e tyre. Por pashë që në mediat kryesisht online lajmi nuk u dha siç duhej pasi ndryshe ishte në titull dhe ndryshe në tekst, kjo ndoshta sepse duan të kenë sa më shumë lexime dhe klikime.

Si ndjehet mami yt ku lexon lajme të tilla?

Sigurisht që ka lajmë që publikohen dhe janë jo tëverteta dhe ajo nuk ndihet mirë, por duke qenë se e njeh shumë mirë fushën e medias më mirëkupton.  (qesh)

Si janë raportet Marina-Eli?

Kemi raporte mjaft të mira si nënë e bijë. Bisedojmë dhe flasim kryesisht për çdo gjë.

Çfarë keni të ngjashme me të?

Mund të them që kam një ngjashmëri të jashtme me mamin, ndërsa si natyra unë jam pak ndryshe, mami është më e qetë, edhe unë jam po jo aq sa mami. (qesh) Unë nuk jam e dhënë në muzikë për shembull, sepse do isha në muzikë ashtu sikurse edhe mami.

Dashur pa dashur lexojmë që ju quajnë “vajza e Eli Farës” si ndiheni kur ju quajnë kështu?

Për mua është shumë krenari që më quajnë dhe jam vajza e Eli Farës. Sigurisht çdo kush duhet të ketë një identitet të vetin, por ja që ndodh edhe kështu (qesh). Unë jam munduar që gjithçka ta bëj duke qenë Marina.

Ju jeni edhe juriste…

Unë kam studiuar për këtë fushë, kam punuar për një periudhë kohorë edhe si juriste nëIsntitutin e Sigurimeve Shoqërore. Tashmë nuk jam më, por jam duke menduar që të kem diçka timen, por ende nuk i kam vendosur pikat mbi “i”.

Si është të kesh një punë që të mban jashtë medias?

Duket se dashur pa dashur unë e gjej veten në media, edhe pse kam një profesion jashtë saj.  Por ishte shumë mirë, unë jam ndjerë mirë sa kohë isha në atë institucion. Ishte një orar zyrtar duke filluar në mëngjes dhe mbyllej pasdite.

Po fotografia çfarëështë për ju?

Është pasion! Që e vogël e kam dashur fotografinë, por nuk kam dashur që të isha modele apo fotomodele. Ndonjëherë vijnë mundësitë që pasionit i jep kohë.

Meqë përmendët fëmijërinë, si ishte ka qenë fëmijëria juaj?

Kam pas një fëmijëria ndryshe nga fëmijët e zakonshëm… Shpeshherë isha nëpër koncerte bashkë me mamin dhe shpeshherë isha me gjyshin dhe gjyshen. Në fakt gjyshi dhe gjyshja janë kujdesur për mua shumë, dhe i kam pasur edhe si figura prindërore.

Sot si janë raportet e tua me gjyshin dhe gjyshen?

Shkoj i vizitoj shpesh sepse ata jetojnë në Korçë. Më pëlqen kur shkoj atje sepse kam gatimet e gjyshes që janë të shkëlqyera, gjithashtu kur je në fshat ke njëlloj qetësi, sikur shkëputesh nga zhurma dhe stresi  i Tiranës.

Marina si është një ditë e juaja?

Gjatë kohës kur isha në punë ishte një ditë e zakonshme. Dita niste duke shkuar në punë dhe përfundonte pasdite duke shkuar në shtëpi. Kur punoja si juriste nuk kisha dëshirë te dilja pasi kisha nevojë tëqetesohesha. Tashmë që nuk jam më e angazhuar si juriste kam kohë boll dhe thashë që jam duke menduar për të pasur diçka timen.  Tashmë kam kohë të takoj dhe kaloj kohë me miqtë.

Në fakt ju shohim shpesh të dilni, ju pëlqen jeta e natës?

Gjatë kohës që isha me pushime në Sarandëbashkë me shoqërinë kemi dalë çdo natë. Edhe pse argëtoheshin, në fund ndjeje se ishe lodhur.  Në Tiranë dal po jo aq sa mund të kem dalë, e kam rralluar një çikë (qesh).

Çfarë janë udhëtimet për ty?

Do thosha janë të domosdshme. Nuk mund të qëndroj gjatë në një vend. Për këtë ndoshta ka ndikuar edhe jetesa në vende të ndryshme për periudha të ndryshme, një periudhë në Greqi, më pas në Amerikë dhe tashmë në Shqipëri. Unë nuk bëj dot pa udhëtimet… Shpesh arratisem diku jashtë ose nëse nuk do mundem mund të shkoj edhe ke gjyshja, mjaft që të jem në lëvizje.

Cili është udhëtimi që ju ka lënë mbresa?

Të gjitha udhëtimet janë të bukura dhe të japin atë ndjesinë që nuk mund ta gjesh në një vend tjetër. Por unë do të thoja që udhëtimi në MonteCarlo më pëlqeu jashtë mase. Më pëlqeu gjithçka pashë atje.

Marina të ndalemi pak tek një tjetër fushë… dashuria

Për mua dashuria është e rëndësishme. Pavarsishst sa mund të zgjasë një lidhje, pavarësisht se mund të vuash, pavarësisht se kalon momente të bukura unë nuk jetoj dot pa dashuri.  Dashuria është jetë!

Kush është Marina Fara?

Përveçse është e bukur ajo gjithmonë është përfolur si vajza e Eli Farës.  Fëmijërinë ajo e kaloi në një fshat të Korçës, ku iu desh te jetonte me gjyshin dhe gjyshen.  Këta të fundit për Marinën ishin thuajse si prindërit e saj, pasi nënë e saj, Eli Fara zakonisht ishte në udhëtime për shkak të koncerteve. E veçanta e fëmijërisë së Marinës ishte pikërisht udhëtimi nga një vend në tjetrin, gjë e cila e shoqëron edhe në ditët e sotme. Udhëtimet patjetër që janë të mira në vetvete, por ajo duket që këtë e ka të ngjizur nga fëmijëria e saj. E për të kaluar në adoleshencë të cilën Marina e kaloi në USA. Ajo vendosi të kthehej kur këngëtarja Eli Fara u kthye në atdhe. Ashtu sikurse Marina thekson, ndoshta  frika e të qëndruarit vetëm, bëri që të mos qëndronte atje.

“Në fakt nuk jam penduar që jam kthyer. Amerika edhe sot më duket shumë e zhurmshme dhe nuk më pëlqen të jetoj atje. Ajo që më frikëson më shumë mua është vetmia, kjo ndoshta ishte edhe një arsye për mua që të kthehesha bashkë me mamin”, tha Marina. Tirana është qyteti ku ajo jeton çdo ditë dhe sigurisht kalon kohë më të afërmit dhe miqtë e saj.  Shpesh herë lakohet në media për fotot e provokuese që publikon në rrjetet sociale. Me këto të fundit ajo është shumë e lidhur, sidomos kur bëhet fjalë për publikimin e një fotoje apo publikimin e një statusi. “Lajmet e shumta të pavërteta, apo të tjetërsuara më kanë bërë që të jem më e matur dhe selektive me fotot që hedh. Në fillim me vriste kjo pjesa e marrjes së fotove dhe publikimit, pjesa e komenteve gjithashtu. Komentet janë të pranishme por disa janë edhe fyese. Unë jam e mendimit që nëse dikë nuk e pëlqen nuk ke pse e ndjek, por ka edhe komente që janë pozitive. Tashmë jam mësuar dhe nuk i shoh më komentet ose i lexoj për momentin duke mos i kushtuar rëndësi.

Po ashtu mund të them se të komentosh tek dikush qoftë për mirë apo për keq do të thotë që ai është i rëndësishëm sepse ti po i kushton kohë nga koha jote”, tha Marina. E pra nga sa bashkëbiseduam më Marinën, mund të themi se ajo tanimë ka krijuar një tjetë të sajën sigurisht në Tiranë, ku ka pafund miq dhe është gjithmonë në shoqërinë e tyre. Edhe pse nuk është këngëtare si nëna e saj, ajo është një adhuruese e muzikës, pasi pavarësisht që nuk këndon ajo dëgjon dhe pëlqen gati çdo muzikë. “Unë nuk këndoj sepse po të isha e talentuar do këndoja. Më pëlqen shumë të dëgjoj muzikë dhe dëgjoj çdo lloj muzike”, tregon ajo.  Në fakt Marina ka zgjedhur një tjetër drejtim, ndryshe nga e ëma. Ashtu sikurse për një periudhë kohe punoi si juriste, ashtu vazhdon të ketë dëshirën për të investuar në vete sërish në fushën e drejtësisë, por pse jo edhe të biznesit. Nuk na mbetet veçse ti urojmë suksese dhe fat Marinës!