Ivana Trump ishte gruaja e parë e Donald Trump nga viti 1977 në 1992 dhe nëna e tre fëmijëve, Donald Jr, Ivanka dhe Erik. Javën që vjen ajo do të publikojë një libër që flet për jetën dhe martesën e saj

Ajo e kuptoi që martesa e saj mori fund momentin kur:

“Një vajzë e gjatë bjonde mu afrua nga hiçi dhe tha ‘unë jam Marla dhe e dua burrin tënd. Po ti?’ I thashë ‘zhduku. Sigurisht që e dua burrin tim.’ S’ishte aspak e sjellshme, por u shokova.”

Në vitin 1990, lidhja jashtë martesore e Trump-it me Marla Maples u bë publike me anë të një artikulli të quajtur “Seksi më i mirë i jetës sime.” Tre vite më vonë, Trump u martua me Marla-n dhe sollën në jetë Tiffany. Tani, Trump është i martuar me Melania Trump dhe kanë një djalë, Baron.

Në librin e saj, Ivana flet për martesën dhe rolin e saj në Trump Organization. Gjithashtu tregon për dhimbjen që tradhëtia e Trump-it u shkaktoi fëmijëve të saj. Donald Jr nuk i foli të atit për një vit të tërë.

“S’kam fjalë të përshkruaj sa kohë të çmendura ishin. S’ndizja dot televizorin pa dëgjuar emrin tim kudo,” shkruan ajo

Divorci mes tyre u përmend sërish gjatë fushatës së 2016-s, ku u fol se Ivana e kallëzoi Trump-in për përdhunim. Trump e mohoi akuzën vazhdimisht dhe Ivana qartësoi se akuza nuk kishte qëllime të drejtpërdrejta apo kriminale. Situata u përshkallëzua kur avokati i Trump tha se nuk ekziston diçka e tillë si përdhunim martesor

Në një intervistë me CBS, Ivana rrëfeu se i ishte ofruar posti i ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Çeki. Ajo s’e pranoi ofertën sepse ndihet e lumtur me jetën që ka.

Në librin e Ivana-s itet edhe për fëmijët e saj. Ajo beson se Ivanka ka brumin e duhur për t’u bërë presidente ndoshta pas 15 vitesh.

“Ndoshta pas 15 vitesh, mund të kandidojë për presidente. Zonjë e Parë? S’më tërheq aspak. Nënë e parë? Kjo po,” tha Ivana.